Shtojcat ushqimore CaliVita®, si dhe të gjitha lëndët e para dhe materialet e përdorura në prodhimin e tyre, i janë nënshtruar testimit rigoroz dhe plotësojnë standardet më të larta të cilësisë, standardet strikte të përdorura në industrinë farmaceutike, madje i tejkalojnë ato. Të gjitha lëndët e para të përdorura në prodhimin e CaliVita® vijnë nga furnizues të provuar dhe të besueshëm, të cilët inspektohen dhe testohen rregullisht.
Shumica e produkteve CaliVita® prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe janë të certifikuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA). Produktet plotësojnë kërkesat e rregulloreve të Bashkimit Evropian dhe prodhohen në përputhje me kërkesat e PMP (praktikë e mirë prodhuese). Shtojcat dietike CaliVita janë të certifikuara pa ndotës, metale të rënda dhe OMGJ.
Produktet Calivita nuk përmbajnë ngjyra artificiale, ruajtës, kripë ose sheqer, kështu që duke i marrë ato mund të jemi të sigurt se nuk po konsumojmë kalori të panevojshme ose substanca artificiale për të cilat trupi ynë nuk ka nevojë fare.